PD: Qytetaret e Thumanes jane lene ne harrese | Lajme - News

2020-11-05 4

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast të familjeve që iu prishën shtëpitë nga tërmeti i nëntorit dhe që sipas saj janë lënë në harresë nga qeveria. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ishte në banesën e shkatërruar të Lirie Xhixhas në Thumanë, e cila thotë se shteti nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme. Ajo shprehet se edhe çadrën ku janë strehuar e kanë siguruar vet nga bizneset e zonës.

?Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti,ne na japin shtysën. Në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra? Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrejntë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi, i di krejt shteti, shteti s?ka bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila, lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lekë. Ku jemi ne, ku jemi ne, asnjë lekë s?po marrim?, u shpreh Lirie Xhixhabanore e Thumanes.

Partia Demokratike prej disa ditësh ka sjellë në vëmendje gjendjen e vështirë në të cilën po jetojnë familjet që mbetën të pastreha nga tërmeti i nëntorit të shkuar, ndërsa ka akuzuar qeverinë se po bën propagandë me programin e rindërtimit.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/